Ndërlidhjet

Rusia do ta forcojë ushtrinë në “zonat strategjike”


Ilustrim
Ilustrim

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, thotë se Rusia do ta forcojë ushtrinë e saj në disa “zona strategjike” për t'u siguruar që asnjë vend tjetër nuk do të mund ta pushtojë atë.

Shoigu i ka bërë këto komente sot gjatë një takimi me bordin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Detyrat e caktuara nga presidenti, për ta parandaluar superioritetin ushtarak ndaj Rusisë, do të përmbushen pa kushte”, ka thënë Shoigu.

Ai tha se Rusia e ka në plan që t’i forcojë trupat ushtarake në disa pika strategjike si përgjigje ndaj situatës politiko-ushtarake në afërsi të kufijve të saj.

Raportet në mes të Rusisë dhe Perëndimit janë tensionuar në masë të madhe për shkak të konfliktit në Ukrainë, konflikt për të cilin NATO dhe Ukraina e fajësojnë Rusinë.

Presidenti Putin e ka portretizuar Rusinë, si një vend që është i kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme nga ana e Perëndimit.

XS
SM
MD
LG