Ndërlidhjet

Tre kirgizë në mesin e viktimave në Tripoli


Hoteli Corinthia në Tripoli
Hoteli Corinthia në Tripoli

Autoritetet kirgize kanë njoftuar se tre shtetas të kombit të Azisë Qendrore, janë në mesin e viktimave që janë vrarë gjatë një sulmi militant në një hotel luksoz në Tripoli.

Drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil të Kirgizisë, Erkin Isakov, i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë, se një pilot dhe dy shoqërueset e fluturimit të kompanisë ajrore kirgize S.Group International, janë në mesin e viktimave në sulmin që ka ngjarë të martën, në hotelin Corinthia në Tripoli të Libisë.

Ai ka thënë se në mesin e të vdekurve është piloti Zamirbek Beketaev dhe dy shoqërueset e tij, Gulzina Beshbakova dhe Galina Kolosvetova.

Dëshmitarët kanë thënë se sulmi është kryer nga së paku pesë persona të armatosur, të cilët të maskuar kishin hyrë në holl të hotelit duke shtënë në drejtim të mysafirëve dhe stafit të hotelit.

Një makinë bombë gjithashtu është aktivizuar gjatë sulmit.

Para dy dite, zyrtarët në Libi kanë thënë se në mesin e të vdekurve janë tre shtetas taxhikë, një amerikan, një francez dhe dy roje të hotelit që kishin shtetësi të Libisë.

XS
SM
MD
LG