Ndërlidhjet

Një person i armatosur ka plaçkitur një degë të Bankës së Gjeorgjisë në Tbilisi, që është banka më e madhe në vend.

Zëdhënësja e bankës, Sofia Balavadze u tha gazetarëve se një person i maskuar me një pistoletë hyri në bankë më 30 janar.

Ai u arratis me disa të holla, por Balavadze tha se nuk ishte një shumë e madhe, sepse personeli i sigurisë kishte reaguar shpejtë, duke e detyruar grabitësin të arratiset.

Hapësira përreth bankës u rrethua nga policia për të vazhduar hetimet.

XS
SM
MD
LG