Ndërlidhjet

Sulme nga Shteti Islamik, 30 persona të vrarë


Zyrtarët e sigurisë dhe ata mjekësorë thonë se militantët e Shtetit Islamik sulmuan forcat kurde afër qytetit Kirkuk të Irakut, duke vrarë 9 persona, derisa bombardimet në Bagdad dhe Samarra vranë të paktën 21 persona.

Militantët e Shtetit Islamik sulmuan pozicionet e luftëtarëve kurdë në jugperëndim të vendit, zonë e kontrolluar nga kurdët.

Zyrtarët thonë se një komandat ushtarak, gjenerali Shirko Fatih, dhe tetë ushtarë kurdë u vranë nga ky sulm.


Në Bagdad, të paktën 18 persona u vranë kur dy bomba shpërthyen në distriktin Bab al-Sharqi.

Në Samarra, rreth 125 kilometra në veri të Bagdadit, ty sulmues vetëvrasës shënjestruan një bazë ushtarake në qendër të qytetit, ku lanë të vrarë tre personadhe 5 të plagosur.

XS
SM
MD
LG