Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa: Serbia të punojë në zbardhjen e krimeve


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë sot se “njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë ende mund të jenë në vendet më të rëndësishme në pushtetin serb”.

Zoti Mustafa i referohet dokumenteve që posedon Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, e të cilat tregojnë qartë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rrezallë dhe Çikatovë më 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37 të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ka qenë shefi i tanishëm i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq.

Në një postim në rrjetin social Facebook, zoti Mustafa ka thënë se pret nga qeveria e Serbisë, “të punojë në zbardhjen e krimeve, të udhëhequra nga shefi i saj i armatës dhe tjerët ndaj popullit të Kosovës, si një prej kushteve bazë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”.

XS
SM
MD
LG