Ndërlidhjet

logo-print

Raportohet për viktima të reja në lindje të Ukrainës


Kievi dhe rebelët pro-rusë kanë shkëmbyer akuza ndaj njëra tjetrës sot, ditë në të cilën ishte paraparë që në Minsk të Bjellorusisë të mbahet një raund i ri i bisedimeve.

Administrata në Donjeck ka njoftuar se pesë persona janë vrarë sot, pasi që një predhë e ka goditur një qendër kulturore, ndërsa dy persona tjerë janë vrarë nga një predhë e cila e ka goditur një tramvaj.

Ushtria ukrainase ka njoftuar se 5 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 23 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve të 24 orëve të fundit.

Ushtria ka njoftuar se rebelët kanë përdorur mortaja, raketa, dhe artileri ndërsa kanë gjuajtur nga pozicionet e tyre në Donjeck dhe Luhansk.

Luftimet në Ukrainë janë intensifikuar muajin e fundit ndërsa raportohet se mbi 5 mijë e 100 persona janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG