Ndërlidhjet

Abdel Fattah al-Sisi ndërpret vizitën pas sulmit në Egjipt


Presidenti i Egjiptit ndërpreu udhëtimin e tij jashtë vendit, pas një sulmi në Egjipt,për të cilin militantët e lidhur me Shtetin Islamik e kanë marrë përgjegjësinë.

Këto sulmekanë kanë ngjarë gjatë ditës së djeshme në Gadishullin Sinai të Egjiptit, ku janë vrarë së paku 30 persona, kryesisht ushtarë.

Zyra e presidentit Abdel Fattah al-Sisi përmes një komunikate thanë se presidenti do të kthehet menjëherë në Kajro nga Etiopia, ku ai po merrte pjesë në një samit të Bashkimit Afrikan.

Sulmet e djeshme janë ndër incidentet më të mëdha të dhunës anti-qeveritare në Egjipt gjatë kohëve të fundit.

Shumica e vrasjeve u bënë nga bombardimi i një hoteli dhe baze ushtarake në al-Arish.

Burime të sigurimit në Sinai thanë se të paktën 5 persona janë në gjendje kritike, dhe numri i vdekjeve mund të rritet.

Dy fëmijë, një nga ta 6 muajsh, vdiqën sot nga plagët që i kishin marrë nga sulmi i një dite më parë.

XS
SM
MD
LG