Ndërlidhjet

logo-print

Avokati i gjeneralit Dikoviq mohon akuzat e Fondit


Lubisha Dikoviq

Lubisha Dikoviq

Prokuroria për krime lufte në Serbi ka konfirmuar që në vitin 2012 se nuk po zhvillohet kurrfarë procesi kundër shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq, dhe se ai nuk është emëruar si pjesëtar në ndonjë krim lufte, u ka thënë mediave në Serbi, avokati i gjeneralit serb, Gjuro Çepiq.

Ai ka thënë se në takimin me gazetarë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka mbajtur të enjten, nuk është prezantuar asnjë dëshmi kundër gjeneralit serb.
Çepiqka thënë se “pretendimet e Fondit janë në funksion të padisë që Dikoviq ka kundër kësaj organizate joqeveritare dhe ish drejtores së saj, Natasha Kandiq”.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka thënë se posedon dokumente që tregojnë qartë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rrezallë dhe Çikatovë më 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37 të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ka qenë shefi i tanishëm i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq.

XS
SM
MD
LG