Ndërlidhjet

Mbyllet aeroporti i Sllovakisë për shkak të borës


Ilustrim
Ilustrim

Aeroporti ndërkombëtar në kryeqytetin e Sllovakisë është mbyllur për shkak të borës së madhe që ka rënë.

Veronika Sevcikova, zëdhënësja e aeroportit të Bratislavës, tha se të gjitha fluturimet që do të niseshin nga aeroporti janë anuluar, ndërsa ato që po vinin në drejtim të tij janë transferuar në aeroportet e Austrisë dhe Hungarisë.

Ajo tha se nuk është e qartë se kur mund të rihapet aeroporti.

Bora ka shkaktuar bllokim të trafikut dhe shumë rrugë u mbyllën nëpër gjithë shtetin.

XS
SM
MD
LG