Ndërlidhjet

logo-print

Shteti i Çadit ka dërguar aeroplanë luftarak, me të cilët hodhën bomba mbi trupat ekstremiste islamike, për t'i larguar ato nga kufiri me Nigerinë.

Bombardimet e së enjtes u bënë kundër ekstremistëve të grupit Boko Haram, të cilët kryesisht ndodhen në territorin e Nigerisë.

Për të ndihmuar Nigerinë të luftojë ekstremistët, Bashkimi Afrikan u mobilizua për të dërguar trupa tokësorë atje, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se edhe ato do të ndihmojnë.

Po ashtu të enjten, militantët e Boko Haram bënë sulmin e dytë gjatë javës në Maiduguri, që është qyteti më i madh në verilindje të Nigerisë.

XS
SM
MD
LG