Fati i gazetarit japonez dhe pilotit jordanez të marrë peng në militantët e Shtetit Islamik, mbetet e paditur, pasi ka skaduar afati i vendosur për 29 janar nga pengmarrësit.
Zyrtarët e Japonisë dhe Jordanisë ishin duke u koordinuar për të marrë vesh se çfarë po ndodhë me gazetarin Kenji Goto dhe pilotin Muath al-Kasaesbeh.
Kryeministri i Japonise Shinzo Abe i tha panelit parlamentar sot se qeveria e tij është duke "mbledhur dhe analizuar informatat dhe po kërkon bashkëpunim nga Jordania dhe shtete të tjera".
Militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një audio-mesazh në YouTube më 29 janar, me zërin e Kenjo Gotos, në të cilin thuhej se piloti jordanez do të vritet nëse militantja irakiane, Sajida al-Rishaëi, nuk lirohet deri në perëndimin e diellit të 29 janarit.