Ndërlidhjet

logo-print

Kirby: Sulmuesi në Kabul mbante uniformë policore


John Kirby

John Kirby

Një zëdhënës i Pentagonit tha se personi që vrau tre kontraktorë amerikanë në aeroportin e Kabulit, mbante uniformë shtetërore afgane.

Zëdhënësi, admirali John Kirby, tha se sulmi i bërë ndaj këtyre tre civilëve amerikanë që punonin si mekanikë të aeroplanëve, është nën hetime.

Më herët gjatë ditës së sotme, një zëdhënës taliban në Afganistan tha se sulmuesi ishte taliban, që i kishte tejkaluar sigurimet afgane, kishte qenë i veshur me uniformë të policisë së Afganistanit.

Admirali Kirby tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk mund ta konfirmojnë apo ta mohojnë nëse sulmuesi ka qenë taliban.

XS
SM
MD
LG