Ndërlidhjet

DASH konfirmon: Kerry viziton Ukrainën


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të udhëtojë për në Ukrainë javën e ardhshme.

Vizita ka për qëllim të shprehë mbështetjen e Qeverisë së Shtetetve të Bashkuara, në kohën kur luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë janë intensifikuar ndjeshëm në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka konfirmuar se Kerry do të qëndrojë në Kiev më 5 shkurt.

Më pas, ai do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në Mynih.

Ka spekulime se Kerry mund të ndalojë edhe në Moskë gjatë udhëtimit të tij.

XS
SM
MD
LG