Ndërlidhjet

Hagel: Në Irak mund të duhen trupa tokësore


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të përjashtojnë mundësinë e dërgimit të trupave joluftarake në Irak, për të ndihmuar mposhtjen e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Hagel, i cili është në largim nga posti, ka thënë për telvizionin CNN se për Irakun duhet të merren parasysh të gjitha opsionet, përfshirë dërgimin e trupave në terren, që do të ndihmonin në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës dhe në lokalizimin e caqeve të Shtetit Islamik.

SHBA ka tashmë rreth 4,500 trupa në Irak, të cilat kanë rol trajnues dhe këshillues.

XS
SM
MD
LG