Ndërlidhjet

logo-print

Vdes ish-presidenti gjerman, Von Weizsaecker


Ilustrim

Ilustrim

Ish-presidenti i Gjermanisë, Richard von Weizsaecker, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Von Weizsaecker, konservator i Unionit Demokristian, ka shërbyer si president nga viti 1984 deri më 1994.

Ai po ashtu ka kryesuar ribashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore në vitin 1990.

Von Weizsaecker kujtohet për një fjalim të rëndësishëm në maj të vitit 1985, përkatësisht në 40-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur u ka bërë thirrje të gjithë gjermanëve që të pranojnë përgjegjësinë për Holokausitin.

XS
SM
MD
LG