Ndërlidhjet

logo-print

Protestë e dhunshme kundër Charlie Hebdo-së


Afganistan

Afganistan

Dy persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë një proteste në Kabul kundër revistës satirike franceze, Charlie Hebdo, e cila ka publikuar karikaturat e Profetit Muhamed.

Mediat lokale citojnë dëshmitarë të ndryshëm, të cilët kanë thënë se rreth 500 njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit afgan, duke brohoritur “Vdekje Francës dhe “Vdekje armiqve të Islamit”.

Burimet policore kanë thënë se protesta është shndërruar në dhunë, pasi protestuesit kanë sulmuar policinë me gurë dhe pastaj armë zjarri.

Kjo ka qenë protesta e tretë kundër revistës franceze në Kabul, por e para që ka rezultuar me dhunë.

XS
SM
MD
LG