Ndërlidhjet

logo-print

Zjarri dëmton një librari të madhe ruse


Ilustrim

Ilustrim

Një zjarr i madh ka shpërthyer në njërën nga libraritë më të mëdha të Rusisë, ku ruhen mijëra dokumente të rralla dhe historike.

Vladimir Fortov, president i Akademisë së Shkencave të Rusisë, ka thënë se zjarri në Institutin për Informacione Shkencore dhe Shkenca Sociale në Moskë ka nisur mbrëmjen e 30 janarit dhe ka vazhduar edhe sot.

Ministria për Situata Emergjente ka thënë se mbi 200 zjarrfikës kanë punuar për të shuar flakët.

Drejtori i librarisë, Yury Pivovarov, ka thënë se zjarri në institut, ku ndodhen mbi 10 milionë dokumente dhe tekste, është një “katastrofë”.

Ai ka thënë se nuk dihet ende për vlerën e dëmit, porse zona kryesore e arkivit, ku ndodhen tekste të rralla mesjetare, duket se i ka shpëtuar shkatërrimit.

XS
SM
MD
LG