Ndërlidhjet

logo-print

Bahrejni u merr shtetësinë 72 personave


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Bahrejnit u ka tërhequr shtetësinë 72 qytetarëve të saj, me arsyetimin se kanë dëmtuar sigurinë kombëtare.

Thuhet se masa është ndërmarrë pjesërisht për të “ruajtur sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për të luftuar rrezikun e kërcënimeve terroriste”.

Korrespondentët thonë se ky është numri më i madh i shtetasve nga Bahrejni, që u merret shtetësia, qysh në vitin 2013.

Në atë vit, ky ligj është miratuar për të ndëshkuar njerëzit e dënuar për terrorizëm.

Bahrejni është shkatërruar nga protestat e vitit 2011, me të cilat shumica shiite ka kërkuar reforma demokratike nga qeveria që udhëhiqet nga sunitët.

XS
SM
MD
LG