Ndërlidhjet

SHBA raporton për 27 sulme të reja kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë kryer 27 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri, gjatë 24 orëve të fundit.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka konfirmuar se dhjetë prej 17 sulmeve në Irak kanë goditur pranë qytetit Kirkuk.

Në Siri, ndërkaq, caqet e Shtetit Islamik në Kobani janë goditur me tetë nga dhjetë sulmet.

Në një tjetër zhvillim, grupi i Shtetit Islamik ka pranuar për herë të parë se luftëtarët e tij janë mposhtur në Kobani të Sirisë dhe është zotuar se do ta sulmojë këtë qytet përsëri.

Në një video të publikuar nga agjencia pro IS-it, Aamaq, dy luftëtarë kanë thënë se sulmet ajrore, të kyera nga koalicioni ndërkombëtar, kanë qenë arsyeja kryesore përse luftëtarët e IS-it janë detyruar të tërhiqen nga Kobani.

XS
SM
MD
LG