Ndërlidhjet

Indinjohet Japonia pas prerjes së kokës së pengut


Kenjo Goto
Kenjo Goto

Japonia ka reaguar duke e hedhur poshtë një video e cila supozohet se paraqet kokën e gazetarit Kenji Goto, të jetë prerë nga militantët e Shtetit Islamik.

Kryeministri Shinzo Abe, ka thënë sot në Tokyo se ai do ta rris mbështetjen e tij për vendet që e luftojnë terrorizmin.

Videoja është publikuar mbrëmë një javë pasi që militantët e kanë paraqitur një video tjetër, ku pretendojnë se ia kanë hequr kokën një japonezi tjetër.

Disa raporte të mëhershme kanë bërë me dije një marrëveshje të mundshme me qellim të lirimit të Goto në këmbim të lirimit të irakianës Sajida al-Rishawi, e cila po mbahet në Jordani e dyshuar për sulm vetvrasës.

Familja e pilotiot jordanez Muath al-Kaseasbeh i cili po mbahet gjithashtu nga militantët, sot e ka pyetur qeverinë e vendit rreth asaj nëse negoziatat për shkëmbimin e të burgosurve janë duke vazhduar.

Ammani ka njoftuar se është është duke punuar me qëllim që të lirohet Kaseasbeh në këmbim të lirimit të Rishawit.

XS
SM
MD
LG