Ndërlidhjet

Konfirmohet rimarrja e Kobanit nga kurdët


Ilustrim
Ilustrim

Gjenerali amerikan, James Terry, thotë se forcat kurde i kanë përzënë militantët e Shtetit Islamik nga qyteti Kobani.

Përmes një deklarate të lëshuar, komandanti i Task-Forcës së përbashkët për sulmet ajrore kundër IS-it, James Terry, ka thënë se forcat tokësore kurde të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit, ishin të suksesshme në rimarrjen e Kobanit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se suksesi i luftëtarëve kurdë për rimarrjen e Kobanit, është “një punë e madhe”.

Kerry tha se IS është detyruar që ta pranoj dëbimin nga qyteti.

Përmes një video të publikuar në agjencinë pro-IS të lajmeve, më 30 janar, dy luftëtarë të IS-it kanë thënë se sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA ishin shkaku kryesor pse ata u detyruan të tërhiqen nga Kobani.

Që nga vera e kaluar, forcat kurde dhe militantët e Shtetit Islamik kanë luftuar për qytetin Kobani i cili gjendet në afërsi me kufirin truk.

XS
SM
MD
LG