Ndërlidhjet

Boko Haram nis sulme të reja në Nigeri


Ilustrim

Ilustrim

Raportet nga Nigeria veriore bëjnë me dije se militantët e grupit Boko Haram e kanë nisur një sulm të ri në qytetin Maiduguri.

Sulmet e ditës së sotme vijnë një javë pas përpjekjeve të Boko Haramit për ta marrë nën kontroll kryeqytetin e shtetit Borno, ku kanë hasur në rezistencë nga ushtria nigeriane.

Gjatë ditës së shtunë, ushtria e Çadit ka njoftuar se gjatë dy ditëve të luftimeve në Kamerunin verior, i kanë vrarë 123 militantë ndërsa tre prej ushtarëve të saj gjithashtu kanë vdekur.

Çadi i ka dislokuar trupat par ta ndihmuar Kamerunin në betejën ushtarake kundër Boko Haram.

Forcat ajrore të Çadit gjithashtu e kanë bombarduar qytetin verilindor të Nigerisë, Gamboru, por nuk janë dhënë detaje mbi numrin e viktimave.

Lajmet për sulmet nga ana e Çadit kanë ardhuur pas dakordimit të ushëheqësve afrikanë që të dërgojnë rreth 7 mijë e 500 trupa për ta luftuar grupin Boko Haram, i cili së fundi ka filluar sulme ndaj Çadit dhe Kamerunit.

Bashkimi Afrikan e ka miratuar një forcë në përbërje të trupave të Nigerisë, Çadit, Kamerunit, Nigerit dhe Beninit.

XS
SM
MD
LG