Ndërlidhjet

logo-print

Gjokoviç sërish kampion në Australian Open


Novak Gjokoviç

Novak Gjokoviç

Tenisti serb Novak Gjokoviç, për herë të pestë e ka fituar titullin në Australian Open, pasi që në finale e ka mundur britanikun Andy Murray.

Vetëm australiani Roy Emerson ka më shumë medale në Australian Open dhe atë gjashtë sosh në vitet e 60-ta.

Fitorja e sotme e Novak Gjokoviç nënkupton se ai do të jetë numër 1 në botë në listën e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisi,t që do të përpilohet gjatë ditës së nesërme.

Serbi e ka mundur tenistin britanik në tri sete nga gjithsej katra të zhvilluara.

Seti i fundit është ndërprerë për shkak se një qytetar ka protestuar rreth politikave për refugjatët në Australi i cili më pas është larguar nga policia.

Serena Williams është e para në kategrinë e femrave në tenis.

Gjatë të shtunës, ajo e ka mposhtur rusen Maria Sharapova.

XS
SM
MD
LG