Ndërlidhjet

logo-print

Përmbytje nga shirat në Shqipëri e Greqi


Ilustrim

Ilustrim

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura që e kanë goditur pjesën veriperëndimore të Greqisë dhe jugun e Shqipërisë, i kanë detyruar qindra fshatarë që të evakuohen sot ndërsa është shkatërruar një një urë e famshme e gurit që daton nga shekulli 18.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Shirat e mëdha kanë filluar të shtunën në provincën Epir të Greqisë duke bërë që autoritetet t’i evakuojnë katër fshatra dhe disa ferma që gjenden në qytetion Arta.

Ditën e sotme, së paku katër lumenjë kanë dalë nga shtrati i tyre, tre nga të cilët gjenden në afërsi të qytetit Arta dhe njëri në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ura Plaka që gjendet në qytetin Arta është shembur.

“Problemet më të mëdha janë në Arta por ne kemi përmbytje në të gjithë Epirin për shkak se ka erëra të forta” i ka thënë AP-së një zëdhënësi zjarrëvikësve.

Në jug të Shqipërisë, shiu i madh ka shkaktuar përmbytjen e mijëra hektarëve, qindra shtëpive e shumë rrugëve.

Policia dhe trupat ushtarake kanë evakuar familje dhe bagëti në zonat rreth Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Beratit.

XS
SM
MD
LG