Ndërlidhjet

Egjipti liron njërin nga gazetarët e Al-Jazeera


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt, thotë se gazetari i burgosur i Al-Jazeera, australiani Peter Greste, do të deportohet në vendlindjen e tij në Australi.

Zyrtarët e sigurisë e kanë konfirmuar sot se është dhënë urdhëri për lirimin e Greste.

Korrespodeni australian, në muajin qershor të vitit të kaluar është dënuar me shtatë vjet burgim nën akuzat se po e mbështeste grupin e ndaluar Vëllazëria Myslimane, pas përmbysjes së presidentit Muhammad Morsi në vitin 2013.

Nuk është dhënë asnjë informatë mbi fatin e dy kolegëve të tij, Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed, të cilët janë të burgosur gjithashtu për akuza të njëjta.

Fahmy ka shtetësi egjiptiane dhe kanadeze ndërsa Mohamed është shtetas egjiptian.

Të gjithë të pandehurit i kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

XS
SM
MD
LG