Ndërlidhjet

Rivali i Abbas merr pasaportë serbe


Ilustrim

Ilustrim

Serbia ia ka dhënë shtetësinë një rivali politik të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Mohammed Dahlanit i është dhënë shtetësia në vitin 2013.

Përveç Dahlan, pasaportën serbe e ka marrë edhe gruaja e tij, katër fëmijët e tij, një i afërm dhe pesë mbështetës palestinezë.

Dahlan, 53 vjeçar, është një biznesmen dhe një ish-ndihmës i sigurisë së presidentit Abbas.

Ai ishte përjashtuar nga partia Fatah në vitin 2011 dhe nën akuzat për korripsion dhe vrasje, ai kishte humbur imunitetin.

Ai ka jetuar në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese ka raportuar gjatë javës së kaluar se Dahlan ka lidhje me investimet milionëshe që Abu Dhabi i ka premtuar në Serbi.

Autoritetet serbe nuk kanë komentuar publikisht rreth lidhjes së investimeve të mundshme me dhënien e pasaportave.

XS
SM
MD
LG