Ndërlidhjet

Xhamitë në Britani hapin dyert për të reflektuar tolerancë


Ilustrim
Ilustrim

Një numër i xhamive në tërë Britani i kanë hapur sot dyert për publikun, në shenjë të një kamapnje që ka për qëllim uljen e tensioneve mes feve, në kohën e disa rasteve të terrorizmit të raportuara në Evropë.

Këshilli Mysliman i Britanisë, ka thënë se më shumë se 20 xhami kanë marrë pjesë në këtë nismë një-ditore.

Këshilli ka njoftuar se në xhami gjatë ditës së sotme është shërbyer dhe po shërbehet çaj dhe pije të tjera.

Nisma në Britani vjen pas vrasjes së 17 personave nga militantët islamikë në Paris.

Qeveria britanez,e pas rastit në Paris, iu ka dërguar letër udhëheqësve të besimit myslimanë, duke iu kërkuar atyre që “të shpjegojnë dhe demonstrojnë se si besimi mund të jetë pjesë e identitetit britanik"

Rreth 17 mijë xhami gjenden në të gjithë Britaninë.

XS
SM
MD
LG