Ndërlidhjet

Bomba vret shtatë persona në Damask të Sirisë


Ilustrim
Ilustrim

Mediat shtetërore dhe aktivistët, thonë se së paku shtatë persona janë vrarë nga shpërthimi i një bombe që kishte në cak një autobus që po transportonte pelegrinë shiitë libanezë, në kryeqytetin sirian, Damask.

Media shtetërore siriane dhe Obserbatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, kanë njoftuar se pos të vrarëve, edhe 20 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që ka ngjarë sot.

Pelegrinët thuhet se në momentin e sulmit po udhëtonin nga vendi i shenjtë Sayidna Ruqqaya në Damaskun qendror, për të vazhduar më pas në vendin e shenjtë jugor Sayidna Zeinab.

Dega e Al-Qaeda, fronti Nusra, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin teksa i ka akuzuar pelegrinët se ishin luftëtarë të grupit militant të Hezbollahut.

Nursra pretendon se sulmi ishte një sulm vetvrasës, derisa mediat shtetërore thanë se shpërthimi u shkaktua nga një bombë që ishte vendosur në autobus.

XS
SM
MD
LG