Ndërlidhjet

“Rikthehet” ish-presidenti Mahmud Ahmadinejad


Ish-presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad

Ish-presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad

Ish-presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, e ka lansuar faqen e tij zyrtare me sloganin “Ne do të vijmë së shpejti”.

Faqja e internetit ahmadinejad.ir, e cila është lansuar sot, e paraqet një foto të ish-presidentit duke buzëqeshur.

Në të njëjtën kohë, ish-presidenti e ka hapur edhe një llogari në Google +, si dhe një në Instagram.

Slogani i Mahmud Ahmadinejad është parë si një shenjë që ai mund të rikthehet në politikë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen vitin tjetër.

Ai ka qëndruar larg syve të publikut që nga përfundimi i mandatit të tij të dytë në vitin 2013

Sundimi tetë vjeçar i tij është karakterizuar me armiqësinë ndaj Perëndimit dhe me retorikën nxitëse duke bërë thirrje për shkatërrimin e Izraelit.

Muajin e kaluar, ish-zëvendësi i Mahmud Ahmadinejad, u dënua për korrupsion me pesë vjet burgim dhe është urdhëruar që ta paguajë një gjobë prej 300 mijë dollarësh.

XS
SM
MD
LG