Ndërlidhjet

SHBA “konsideron” ndihmë ushtarake vdekjeprurëse për Ukrainën


Donjeck, Ukrainë

Donjeck, Ukrainë

Gazeta New York Times raporton se administrata e Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarët ushtarakë janë duke konsideruar mundësinë që të furnizojnë Ukrainën me armë mbrojtëse.

Forcat qeveritare të Ukrainës janë duke luftuar separatistët pro-rusë në lindje të vendit, qysh në muajin prill të vitit të kaluar.

New York Times shkruan se një numër në rritje i zyrtarëve amerikanë, përfshirë sekretarin e shtetit, John Kerry, dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Martin Dempsey, janë “të hapur për bisedime rreth sigurimit të ndihmës vdekjeprurëse”.

Deri më tash, administrata Obama ka kufizuar ndihmën ushtarake për Ukrainën në artikuj jovdekjeprurës.

XS
SM
MD
LG