Ndërlidhjet

logo-print

22 shtetas kirgizë vriten në Siri


Siri

Siri

Ministria e Brendshme e Kirgizisë ka bërë të ditur se 22 shtetas kirgizë janë vrarë në luftën e Sirisë.

Kreu i Departamentit të Hetimeve, Rafik Mambetaliev, ka thënë se mbi 200 shtetas kirgizë kanë shkuar në Siri, 30 nga ta gra.

Ai po ashtu ka thënë se hetuesit kanë zbuluar 83 raste të njerëzve që kanë bërë përpjekje të rekrutojnë shtetas kirgizë për të shkuar në Siri.

“Jemi duke punuar për të mposhtur ekstremizmin, terrorizmin dhe migracionin e paligjshëm në konfliktet ndërkombëtare”, ka thënë Mambetaliev.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka raportuar së fundi se 2,000 deri në 4,000 njerëz nga Azia Qendrore kanë shkuar në Siri gjatë tre vjetëve të fundit, për t’u bashkuar me grupet islamike.

XS
SM
MD
LG