Ndërlidhjet

logo-print

Luftime vdekjeprurëse në lindje të Ukrainës


Donjeck, Ukrainë

Donjeck, Ukrainë

Ukraina ka bërë të ditur se pesë ushtarë të saj janë janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve me separatistët pro-rusë në Donjeck dhe Luhansk.

Zëdhënësi i ushtrisë, Vladyslav Seleznyov, ka thënë se luftimet më intensive po zhvillohen përreth qytetit të kontrolluar nga qeveria, Debaltseve.

Separatistët, në anën tjetër, kanë thënë se në 24 orët e fundit janë vrarë 11 civilë dhe për këtë kanë fajësuar forcat qeveritare.

Luftimet kanë vazhduar pasi bisedimet për paqe në Minsk kanë dështuar të shtunën.

Mbi 5,100 njerëz janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrainës qysh në muajin prill.

XS
SM
MD
LG