Ndërlidhjet

Ukrainë: Lideri i pro-rusëve do të mobilizojë 100,000 burra


Lideri i separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, Aleksandr Zakharchenko.
Lideri i separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, Aleksandr Zakharchenko.

Lideri i separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, Aleksandr Zakharchenko, ka thënë se planifikon të mobilizojë 100,000 burra për konfliktin e vazhdueshëm me forcat qeveritare.

Ai ka thënë se mobilizimi i përgjithshëm në zonat që kontrollohen nga rebelët të provincës Donjeck do të nisë brenda dhjetë ditësh.

Parlamenti i Ukrainës, muajin e kaluar, ka miratuar planet për të rekrutuar rreth 100,000 ushtarë këtë vit.

Ukraina ka thënë se pesë ushtarë të saj janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në provincat Donjeck dhe Luhansk.

Separatistët, në anën tjetër, kanë thënë se 11 civilë janë vrarë në të njëjtën periudhë kohore dhe për këtë kanë fajësuar forcat qeveritare.

Luftimet kanë vazhduar pasi bisedimet për paqe në Minsk kanë dështuar të shtunën.

Mbi 5,100 njerëz janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrainës qysh në muajin prill.

XS
SM
MD
LG