Ndërlidhjet

Televizioni pan-arab ndërpren transmetimet


Ilustrim

Ilustrim

Një kanal pan-arab i lajmeve ka ndaluar transmetimet vetëm disa orë pasi i ka nisur ato nga selia e tij në Bahrejn.

Televizioni Alarab ka thënë se ka ndaluar transmetimet për arsye “teknike dhe administrative” dhe se shpreson të rikthehet së shpejti.

E përditshmja pro-qeveritare lokale, Akhbar Al-Khaleej, ka raportuar se Alarab, i cili ka paraqitur një lider opozitar shiit të Bahrejnit si njërin nga mysafirët e tij të parë, është ndaluar për shkak të “mosrespektimit të normave në vendet e Gjirit”.

Alarab mbështetet nga miliarderi saudit dhe anëtari i familjes mbretërore, Princi Alwaleed bin Talal.

Ai ka nisur transmetimet më 1 shkurt.

XS
SM
MD
LG