Ndërlidhjet

Japonia shqyrton pjesëmarrjen në konflikte të huaja


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Ekzekutimi i dy shtetasve japonezë nga militantët e Shtetit Islamik ka bërë që Japonia të shqyrtojë mundësinë e kryerjes së misioneve të shpëtimit jashtë vendit.

Pas njoftimit për vrasjen e gazetarit Kenji Goto, të shtunën, kryeministri Shinzo Abe është zotuar se do të sjellë vrasësit para drejtësisë dhe se do të shtojë ndihmën humanitare për vendet që luftojnë grupin ekstremist.

Abes i është bërë thirrje që të ndryshojë Kushtetutën, me qëllim që të zgjerojë veprimet e ushtrisë, të cilat që nga Lufta e Dytë Botërore janë kufizuar në rol vetëmbrojtës.

Ai ka thënë se dëshiron të nxjerrë një ligj këtë vit, i cili heq ndalesën e luftimeve ushtarake jashtë vendit, për t’iu ndihmuar aleatëve që sulmohen.

XS
SM
MD
LG