Ndërlidhjet

Opozita fton në interpelancë kryeministrin Mustafa


Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi

Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi

Me kërkesën e partive politike në opozitë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është thirrur në interpelancë ditën e enjte para Kuvendit të Kosovës për të raportuar për rastin e ministrit, Aleksandar Jabllanoviq.

Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Opozita, insiston që ministri Jabllanoviq të shkarkohet nga posti, me gjithë kërkim faljen e zotit Jabllanoviq për deklaratën e bërë.

Opozita kishte organizuar edhe protesta me kërkesën për shkarkimin e këtij ministri. Protesta e 27 janarit përfundoi me përplasje të rrepta ndërmjet forcave të rendit dhe protestuesve.

Protesta e radhës mbahet të mërkurën, një ditë para seancës plenare në të cilën zoti Mustafa është thirrur në interpelancë.

XS
SM
MD
LG