Një gjykatë në Egjipt ka konfirmuar dënimet me vdekje për 183 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane, në lidhje me një sulm të vitit 2013.
Të gjithë ata janë dënuar për vrasjen e së paku 11 oficerëve të policisë në Kerdasa, pranë Kajros.
Sulmi ka ndodhur pasi forcat ushtarake të Egjiptit kanë goditur protestat për rrëzimin e presidentit islamik, Mohammed Morsi, në muajin korrik.
Mbi 140 të pandehur janë tashmë në paraburgim, ndërsa të tjerët janë dënuar në mungesë.