Ndërlidhjet

Hahn: Marrëveshja e Brukselit, kusht për kapitullin 35


Johannes Hahn

Johannes Hahn

Komisionari i Bashkimi Evropian për Fqinjësi dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se duhet të respektohen të gjitha obligimet që parasheh Marrëveshja e Brukselit, në mënyrë që Serbia të hapë kapitullin e 35-të në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Përmbajtja e këtij kapitulli është shumë e qartë dhe e njohur për autoritetet e Serbisë. Ky kapitull do të mbulojë marrëdhëniet me Kosovën si dhe një numër të madh të çështjeve të tjera, si anëtarësimi në Fondin Evropian për Zhvillim dhe në Bankën Evropiane për Investime”, ka thënë Hahn, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill të vitit 2013, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG