Ndërlidhjet

FOL: 31 milionë euro vlera e pasurisë së sekuestruar më 2014


Ilustrim

Ilustrim

Gjatë vitit 2014 është sekuestruar pasuri në vlerë prej 31 milionë eurosh, përfshirë këtu pasuri të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve, kurse në vitin 2013 pasuria e sekuestruar ka kapur vlerën e vetëm 1.6 milion eurove.

Kështu thuhet në një komunikatë të dërguar nga Lëvizja “Fol”, pas një debati që ka mbajtur sot më temën: "Konfiskimi i pasurisë në Kosovë, puna njëvjeçare e institucioneve".

Në këtë debat është folur në veçanti për punën e Koordinatorit Kombëtar kundër Krimeve Ekonomike.

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, ka thënë në këtë debat se zyra që ai udhëheq, nuk ka fuqi ekzekutive, porse mund të japë rekomandime.

"Ndër rekomandimet që ne i kemi dhënë si institucion, për vitin 2014, kanë pasur të bëjnë me shqyrtimin e vlerësimit të performancës së të gjithë hetuesve në Polici, Doganë, Agjenci Kundër Korrupsionit, Administratë Tatimore të Kosovës dhe çdo institucion tjetër zbatues të kigjit", ka thënë Fazliu.

Sipas tij, për një numër të konsiderueshëm të rasteve, dënimet e dhëna nga gjykatat e vendit, kanë qenë minimale, duke pasur parasysh veprën e kryer.

Pasuria e sekuestruar më 2014 përfshin: mbi 1 milion euro para të gatshme, mbi 17 banesa, 8 vila, 11 shtëpi, 2 objekte ndërtimore, një hotel, 6 lokale afariste, 30 kg ar, si dhe restorante, fabrika, klinika etj.

Gjithashtu, për pasuri të konfiskuar janë rreth 15 vendime të gjykatës, të cilat kapin shumën rreth 25 mijë euro, e që do të kalojnë në buxhetin e shtetit.

"Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për sekuestrim, por edhe me konfiskim të pasurisë. Kurse, 18 raste janë në procese gjyqësore", thuhet në komunikatën e Lëvizjes Fol.

Kur një pasuri dyshohet se është fituar në mënyrë të paligjshme, ajo fillimisht ngrihet dhe sekuestrohet gjatë zhvillimit të hetimeve. Varësisht nga vendimi përfundimtar i gjykatës, pasuria edhe mund të konfiskohet nga shteti.

XS
SM
MD
LG