Ndërlidhjet

Gazetari i liruar i Al Jazeera-s arrin në Qipro


Peter Greste. Gusht, 2013.

Peter Greste. Gusht, 2013.

Peter Greste, gazetari australian i Al Jazeera-s, i cili është liruar nga një burg në Egjipt pas 400 ditësh, është zotuar se nuk do të pushojë derisa dy kolegët e tij të lirohen.

Greste ka arritur sot në Qipro.

Lirimi i tij ka rritur shpresat se kolegu i tij Muhammad Fahmy, shtetas edhe i Kanadasë, edhe i Egjiptit, si dhe producenti egjiptian, Baher Mohamed, do të lirohen po ashtu.

Të tre ata janë arrestuar më 1 janar të vitit 2014, nën akuzat se kanë falsifikuar raportet dhe kanë ndihmuar Vëllazërinë Myslimane.

Nën presionin ndërkombëtar, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka lëshuar një dekret, i cili u lejon të huajve që të kthehen në vendet e tyre për gjykim apo burgim.

Nuk është ende e qartë nëse Greste do të gjykohet në Australi, por ekspertët ligjorë thonë se ai nuk ka shkelur ligjin australian.

XS
SM
MD
LG