Ndërlidhjet

Merkel: Gjermania s’do t’i dërgojë armë Ukrainës


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania nuk do të sigurojë armë për Ukrainën dhe ka bërë thirrje për rikthim të menjëhershëm të armëpushimit në lindje të këtij vendi.

Duke folur në Budapest, Merkel ka shprehur mbështetje për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë, i cili, sipas saj, “nuk mund të zgjidhet ushtarakisht”.

Ajo ka thënë se Gjermania nuk do të mbështesë forcat ushtarake të Kievit përmes dërgimit të armëve.

Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë kanë lënë të vrarë mbi 5,100 persona qysh në muajin prill.

XS
SM
MD
LG