Ndërlidhjet

logo-print

Obama dërgon në Kongres buxhetin 2016


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka dërguar në Kongres buxhetin për vitin fiskal 2016, në vlerë prej 4 trilionë dollarësh.

Me këtë buxhet, presidenti synon të rrisë taksat për amerikanët e pasur dhe të rrisë shpenzimet e brendshme.

Plani pritet të shkaktojë përplasje me Republikanët, të cilët e kundërshtojnë dhe tani kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit amerikan.

Administrata Obama thotë se buxheti ka për qëllim të forcojë klasën e mesme, por, sipas Republikanëve, politika e taksave dhe shpenzimeve do të dëmtojë ekonominë.

XS
SM
MD
LG