Ndërlidhjet

Mustafa paralajmëron masa për rastin Jabllanoviq


Isa Mustafa, foto nga arkivi

Isa Mustafa, foto nga arkivi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar "ndryshime në përbërjen e qeverisë së tij", duke u ndërlidhur me rastin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq.

Gjatë një vizite në komunën e Rahovecit, Mustafa citohet të ketë thënë se pret fillimisht reflektim nga ministri Jabllanoviq pas situatës së krijuar në vend dhe protestave që eskaluan në dhunë.

Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Sipas kreut të qeverisë së Kosovës, qëndrimi i mëtejmë i Jabllanoviqit në postin e ministrit, pas deklaratave të bëra nuk do t’i bënte mirë as vetë atij.

Forcat politike në opozitë kanë kërkuar me ngulm nga zoti Mustafa që të shkarkojë zotin Jabllanoviq. Pas protestave të 24 dhe 27 janarit, opozita ka paralajmëruar protesta të reja për 4 shkurt, pikërisht në lidhje me këtë kërkesë.

XS
SM
MD
LG