Ndërlidhjet

Një rus i dyshuar për 40 vrasje arrestohet në Mal të Zi


Ilustrim
Ilustrim

Një anëtar i një rrjeti të dyshuar kriminal, i cili dyshohet për pjesëmarrjen në se paku 40 vrasje në të gjithë Rusinë, është arrestuar në Mal të Zi.

Zëdhënësi i Komitetit hetues rus, Vladimir Markin, tha sot se personi me emrin Ivan Bagayev, i njohur gjithashtu si Tolik, pritet që shumë shpejt të ekstradohet në Rusi

Markin tha se Bagayev në momentin e arrestimit nga autoritetet malazeze kishte në posedim një pasaportë ukrainase.

Ivan Bagayev dyshohet se e ka furnizuar me armë, municion dhe automjete, grupin e dyshuar kriminal që udhëhiqet nga Aslan Gagiyev.

Ai gjithashtu dyshohet për përfshirjen e tij në disa vrasje që janë kryer gjatë vitit 2008 në Osetinë e Veriut.

Autoritetet thonë se banda e Gagiyev është themeluar në vitin 2004 dhe ka në përbërje rreth 50 njerëz.

Markin tha sot se 15 anëtarë të këtij grupi tashmë janë në paraburgim, në Rusi.

Ai tha se Moska po e kërkon ekstradimin e tre të tjerëve që janë të burgosur jashtë Rusisë, përfshirë edhe Ivan Bagayevin që është kapur nga autoritetet e Malit të Zi.

XS
SM
MD
LG