Ndërlidhjet

Lavrov e akuzon Obamën për "grushtshtet' në Ukrainë


Ministri i jashtëm rus, Sergei LAvrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei LAvrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se komentet e fundit të Presidentit Barak Obama në lidhje me një marrëveshje të ndërmjetsuar nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë gjatë vitit të kaluar, dëshmon se Uashingtoni ishte i përfshirë në një “grushtshtet” kundër presidentit ukrainas që e kishte mbështetjen e Moskës

Gjatë një interviste dhënë CNN-së të dielën, Obama e ka fajësuar Rusinë për konfliktin në Ukrainë.

Obama iu ka referuar një marrëveshjeje të arritur më 21 shkurt të vitit të kaluar, në mes të ish-presidentit Viktor Yanukovych dhe opozitës ukrainase, marrëveshje e cila bëri thirrje për krijimin e një qeverie të unitetit dhe zgjedhje presidenciale në dhjetor.

Viktor Yanukovych, i cili kishte shkaktuar protesta masive në Kiev duke e refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes së acocimit me BE-në në nëntor të 2013-tes, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ka ikur në Rusi.

Teksa ka folur sot në Pekin, Lavrov tha se komentet e bëra nga Obama, janë provë që dëshmojnë se që nga fillimi, Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira në "grushtshtetin" në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG