Ndërlidhjet

logo-print

Pilotja ukrainase e vazhdon grevën


 Pilotja ukrainase, Nadiya Savchenko

Pilotja ukrainase, Nadiya Savchenko

Avokati i pilotes ukrainase Nadia Savchenko, e cila po mbahet në një burg rus, thotë se klentja e tij është e vendosur ta vazhdoj grevën ndonëse tashmë kanë kaluar 50 ditë që nga fillimi i grevës.

Mark Feigin, tha sot se Savchenko ka humbur shumë peshë por mbetet e vendosur që të vazhdoj grevën dhe ta mbroj pafajësinë e saj në gjykim.

Feigin tha se e ka vizituar pilten në një qendër mjekësore të burgut.

Ajo në spital është dërguar më 29 janar, për shkak të përkeqësimit të gjendjes dhe humbja e madhe e peshës për një kohë të shkurtër.

Savchenko është kapur nga separatistët pro-rusë në muajin qershor ndërsa në korrik, ajo është transferuar në një burg në Rusi.

Ajo fillimisht ishte akuzuar për përfshirjen në vrasjen e dy gazetarëve rusë, të cilët po e mbulonin konfliktin në lindje të Ukrainës.

Së fundi ajo akuzohet edhe për kalim të kufirit në mënyrë ilegale.

Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë kërkesat e Kievit dhe Perëndimit për lirimin e saj.

XS
SM
MD
LG