Ndërlidhjet

Tatarët në Krime e kundërshtojnë memorialin e Stalinit


Ilustrim
Ilustrim

Tatarët e Krimesë kanë protestuar ndaj një vendimi të qeverisë së rajonit të aneksuar, për ngritjen e një monumenti të Jozef Stalinit, Franklin D. Rooseveltit dhe Winston Churchillit.

Përmes një apeli drejtuar presidentit rust Vladimir Putin dhe parlamentit rus, Lëvizja Kombëtare e Tatarëve të Krimesë tha se një monument i tillë që e paraqet Stalinint do të krijoj tensione në Krime.

Tatarët në vazhdimësi janë ankuar për diskriminim dhe abuzim nga ana e autoriteteve ruse, që nga marrja e Krimesë nën kontrollin e Rusisë.

Autoritetet ruse, kanë njoftuar për ndërtimin e një memoriali të tillë në 70 vjetorin e konferencës së shkurtit të vitit 1945, gjatë së cilës Stalini, Roosevelti dhe Churchilli, kishin diskutuar për riorganizimin e Evropës pas luftës.

Në 1944, Stalini kishte urdhëruar dëbimin masiv të 180 mijë tatarëve për në Azinë Qendrore dhe shumë nga ta kishin vdekur gjatë rrugës.

Tatarët janë kthyer në Krime gjatë viteve 1980-1990.

XS
SM
MD
LG