Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhani nis manovrat ushtarake


Ilustrim

Ilustrim

Azerbajxhani i ka nisur manovrat ushtarake në kohën kur janë përshkallëzuar tensionet me Armeninë fqinje.

Ministrja e Mbrojtjes në Baku, thotë se në manovrat të cilat kanë filluar të hënën, po marrin pjesë 20 mijë ushtarë, 300 automjete të blinduara, 200 raketa dhe njësi artilerie si dhe afro 20 avionë ushtarakë.

Ministria nuk ka treguar se kur manovrat do të përvundojnë.

Azerbajxhani dhe Armenia e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit.

Javët e fundit, disa ushtarë nga të dyja anët, janë vrarë.

Mardhëniet mes Baku dhe Yerevanit janë të tensionuara për gati 25 vjet, për shkak të një konflikti mes tyre rreth rajonit seperatist të Azerbajxhanit, Nagorno-Karabakh.

XS
SM
MD
LG