Ndërlidhjet

Luftëtarët kurdë përparojnë përreth Kobanit


Ilustrim
Ilustrim

Luftëtarët kurdë dhe një grup monitorimi, thonë se forcat kurde të mbështetura nga koalicioni i Shteteve të Bashkuara, kanë bërë përparime të shpejta kundër militantëve të Shtetit Islamik në zonat rurale përreth Kobanit, pas disfatës së militantëve gjatë javës së kaluar.

Milici sirian kurd i njohur si YPG, ka thënë gjatë ditës së djeshme se militantët janë në një gjendje të kolapsimit të plotë dhe se nuk po mund të mbajnë terrene përreth Kobanit.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar se forcat kurde i kanë marrë 13 fshatra në këtë zonë që nga 1 shkurti, kohë gjatë së cilës janë përballur me pak luftëtarë të IS-it, pasi që sipas tyre, ata veçse ishin tërhequr.

Gjatë të hënës, koalcioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë realizuar edhe 27 sulme ajrore kundër militantëve të IS-it në Siri dhe Irak.

Koalicioni ka njoftuar se 9 nga 27 sulmet, kishin në shënjestër militantët në afërsi të Kobanit.

XS
SM
MD
LG