Ndërlidhjet

logo-print

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë rishikim të politikës ndaj Rusisë


Ilustrim

Ilustrim

Për shkak të disa detajeve, ligjvënësit amerikanë po kërkojnë nga Shtëpia e Bardhë që ta rishikoj politikën e saj ndaj Rusisë, në kohën kur është përshkallëzuar dhuna në mes të forcave ukrainase dhe rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Një ndihmës i Komitetit për Mardhënie me Jashtë në Senat, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se Komiteti i ka dërguar një letër Administratës së presidentit Barak Obama, duke kërkuar që të mbahet një konferencë për rishqyrtimin e politikave, por sipas tij, deri më tani asnjë takim nuk është planifikuar.

Nëse edhe administrata është e mendimit se duhet të rishikohet politika ruse, sipas tij, Kongresi duhet të informohet përkitazi me këtë çështje.

XS
SM
MD
LG